Shoferi kamionit po transportonte lëndë të parë për bojëra dhe llaqe dhe e kishte fshehur brenda një “BMW”

Më 29 shkurt, doganierët serbë në Gornji Milanovac, gjatë kontrollit të një kamioni, i cili sipas dokumentacionit duhej të transportonte lëndë të parë për prodhimin e bojrave dhe llaqeve, nën pëlhurë kanë zbuluar një veturë BMW.

Automjeti, i cili nuk kishte targa dhe ishte i vendosur që të mos lëvizte gjatë transportit nga Sllovenia, me siguri është vendosur me sukses në brendësi të kamionit me ndihmën e një kamionçini.