Fëmija 5 vjeçar me inicialet M.G., është god*itur për vdekje nga një veturë dje në Lubizhdë të Hasit.
Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është 17 vjeç.
Lajmin për moshën e shoferit të veturës e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17 vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.