Shoferi i kamionit nga Polonia duke vozitur sëmuret dhe ndërron jetë në Tetovë

MPB ka njoftuar se me 19.07.2024 në orën 21:23, në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën e Urgjencës Tetovë është sjellë i vdekur R.V. (53) nga Republika e Polonisë. Sipas raportimit, R.V. i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ndërsa drejtonte një automjet të rëndë dhe më pas ishte transportuar në qendrën e urgjencës. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa inspektimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Pa Censurë