Shoferi i kamionit nga Bullgaria ndërron jetë në Maqedoni

Një shtetas bullgar 46-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shtip. Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri ishte shofer kamioni dhe është sëmurë në afërsi të pikës së karburantit në afërsi të fshatit Krupisht. Personi është dërguar për ndihmë në Spitalin Klinik Shtip. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Më shumë informacion priten gjatë ditës së nesërme.