Shoferi i autobusit të “Durmo Turs” ka vuajtur nga diabeti, terapia nuk ka ndikuar në aftësinë për vozitje


Shoferi i autobusit vuan nga diabeti 2 që nga vitit 2010, që me terapi është rregulluar mirë dhe ka shëndet të mirë të përgjithshëm, deklaroi eksperti nga Instituti mjekësor ligjor, që i paraqet raportet për gjendjen shëndetësore të shoferit Manoil Trifunovski në seancën e sotme për rastin “Llaskarcë”.

Kontrollet sistematike, tha eksperti, tregojnë se nuk ka asnjë sëmundje tjetër dhe nuk merr asnjë trajtim që mund të ndikojë në aftësinë e drejtimit të autobusit.

“Të gjitha gjetjet laboratorike tregojnë nivel normal të sheqerit në gjak, në fakt, me terapi rregullohet normalisht”, deklaroi eksperti, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

Për atë sesi ka ndikuar terapia që e ka marrë mbi aftësinë e drejtimit me autobusin, eksperti tha se Trifunovski ka marrë vetëm terapi insuline.

“Insulina dhe hapat nuk kanë ndikim mbi aftësinë e vozitjes”, u shpreh eksperti.

Nga dokumentacioni mjekësor dhe kontrolli i bërë ndaj shoferit të autobusit, tha eksperti, nuk kanë gjetur të dhëna apo fakt mjekësor që do të tregonte se aksidentit i parapriu ndonjë çrregullim që ndikonte në gjendjen shëndetësore.

“Nga testet e gjakut dhe urinës të bëra pas aksidentit nuk është zbuluar prania e alkoolit ose substancave tjera psikotrope. Testi i parë laboratorik pas aksidentit tregoi se niveli i glukozës në gjak në mëngjes ishte 10,1 milimol për litër”, deklaroi eksperti.

Eksperti tha se në raste të tilla gjaku zakonisht merret menjëherë pas pranimit në spital, ndërsa rezultatet lëshohen në mëngjes.

“Gjaku është marrë rreth orës 18:50, një orë e 50 minuta pas aksidentit. Jam e bindur që pas një aksidenti të tillë dhe tronditjes në trup niveli i sheqerit në gjak nuk korrespondon menjëherë si para aksidentit”, tha eksperti.

Ai shpjegoi se shumë faktorë ndikojnë në nivelin e sheqerit, nuk është vetëm ushqimi.

“Arsyeja e përqendrimit të rritur me siguri është për shkak të stresit pas aksidentit. Në retrospektivë, nuk mund të supozohet se cili është niveli i sheqerit, ai ndryshon vazhdimisht”, deklaroi eksperti.

Në pyetjen e mbrojtjes se glukoza në gjak fillon të shpërndahet pas tre orësh nga marrja e tij, personi ekspert tha vetëm nëse glukoza nuk ruhet siç duhet, për më gjatë mund të vihet deri tek ulja e nivelit të glukozës.

Eksperti në fillim tha se nga PP kërkoi që të bëhet ekzaminim i gjendjes shëndetësore të shoferit Manoil Trifunovski mbi aftësinë e tij për të drejtuar autobusin, nëse ai kishte ndonjë sëmundje, nëse ai po merrte terapi dhe nëse mund të ndikojë në të, si dhe më shumë pyetje që lidhen me gjendjen e tij shëndetësore para dhe pas aksidentit.

Nga eksperti në Institut është bërë kontroll në dokumentacionin e përgjithshëm mjekësor dhe është bërë kontroll ndaj shoferit më 5 mars të vitit 2019.

Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Për aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar pranë fshatit Llaskarcë, i cili la të vdekur 16 persona dhe 37 të lënduar rëndë, janë akuzuar gjashtë persona.

Pronari i “Durmo Turs” Durmish Beluli, përgjegjësi për transportin Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski akuzohen për kryerje të kundërvajtjeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre punonjësit në Stacionin e Inspektimit Teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëveprim në të njëjtën vepër. /MIA