Drejtuesi i autobusit të Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aks*identin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, të hënën u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.
Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.
“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi he*timin. Pas kësaj do të propozohet parabu*rgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai.
Pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, ai është kthyer në mbajtje.
Ai do të dalë sërish para prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për parabu*rgim.
Ndërkaq, mbi 20 pacientë, të lënduar nga aks*identi me autobus në Kroaci, janë të gatshëm të lëshohen të hënën nga spitali. Ndërsa, njëri nga pacientët është në gjendje kritike.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Sllavonski Brod, Josip Samarxhiq tha se “dy pacientë me rre*zik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.
“Dje, në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënduarit e aks*identit të djeshëm të tr*afikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.
Të dielën, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u pl*agosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Në pansionin, që ka pranuar udhëtarët që nuk kanë qenë të lënduar nga aks*identi, janë 15 persona.
Autoritetet kroate thanë të hënën se identiteti i tetë vi*ktimave nga aks*identi me autobus në Kroaci tashmë është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit, sipas policisë në Kroaci.