Rrugëve të ngarkuara nuk e lejojnë të lëvizë, por një 11-vjeçar nga Gjakova, nuk është se ka problem që edhe në kushtet të tilla ta ngas një automjet gjigant, percjell Fakte.
Olti Gjoshi, që këtë vjeshtë del në klasën e gjashtë, tashmë është mjeshtër i drejtimit të autobusit, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se qysh kur kishte tetë vjet kishte dëshirë ta vozisë autobusin.
“Unë isha me vëllaun, atëherë kur i kam pas vetëm tetë vjeç, dhe unë me vëllaun ishim vetëm me autobus dhe mu më pëlqeu me vozit dhe hajt ta provoj. Në fillim i kam bo disa gabime”, ka thënë 13-vjeçari.