Shofer i papërgjegjëshëm godet këmbësorin

Gjatë ditës së djeshme një person me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Nga goditja këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe është duke u mjekuar në spital.

“I dyshuari m/k derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin m/k duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.