Shkurtohet për dy orë orari i parkimit zonal në Tetovë


Bilall Kasami:
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht.

Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë. Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri më 15 gusht.
Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë për pushime në vendlindje dhe në shenjë respekti kemi vendosur të shkurtojmë orarin e parkimit me pagesë.

Poashtu, tashmë oborret e shkollave në Tetovë janë të lira dhe parkimi është falas. Duke nisur nga ky fakt drejtuesit e automjeteve do ishte mirë që të parkojne veturat e tyre në këto parkingje që të shmangim kaosin në komunikacion.