Shkupjanit i ka hyrë një person në veturë dhe nën kërcënimin e armës kanë shkuar drejt bankomatit për ti marrë para

Më 10.05.2024 në orën 23:18 në SPB Shkup, V.L. nga Shkupi raportoi se rreth orës 21:30 në Kej “Dimitar Vlahov”, pranë objektit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në Shkup, një person ka hyrë në automjetin e tij të udhëtarëve dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar para. Pastaj, ata dy me automjetin kanë udhëtuar drejt një bankomati, ku personi me kartat e pagesës të raportuesit është përpjekur të tërheqë para, por nuk ka arritur. Po ndërmerren masa për të hetuar rastin.