Producenti dhe regjisori Xhulian Shabani me produksionin e tij “SynopsisAds” mori çmimin e publikut në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar”, që u mbajt në Ulqin.
Klipi i këngës “Amanet” i këngëtarit Luiz Ejlli realizuar ngs SynopsisAds ka pushtuar top listat dhe rrjetet sociale.
“Morëm çmimin e publikut! Çmimi i publikut është çmimi më i madh për mua dhe për çdo artist!
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për këngëtarin e talentuar, Luiz Ejlli, i cili jo vetëm që është një artist i jashtëzakonshëm, por edhe një frymëzim për të gjithë ne.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë për aktorët Elvis Pupa dhe Santiana Malokun si dhe Ejllat, fansat me të zjarret.
I pershendes bashkepuntoret e përkushtuar të ekipit tonë të SynopsisAds: Valonin, Arsen Roshin, Emirjonin, Kikon, Albulenën, Fionën, Eronin dhe Besimin.
Këtë çmim ia kushtoj babait tim që tanimë është i ndjerë por sigurisht që më shikon nga lart dhe krenohet me mua!
Faleminderit a’tush për të gjitha!”, ka shkruar Shabani.(