Shkupjani tregon shumat e majme që fiton nga YouTube

Alaudin Mustafa është nga Shkupi dhe për disa muaj është shumë aktiv në rrjetet sociale me vllogat dhe me pranks në YouTube. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me të për të marrë vesh është duke ecur karriera e tij online dhe sa janë përfitimet reale nga puna e tij kryesisht në YouTube.

Ai ka thënë se fiton dy-tre rroga mujore të Maqedonisë dhe se është punë që i është përkushtuar seriozisht. “Njerëzit duhet ta shohin punën në YouTube si punë serioze dhe të njejtën duhet ta zhvillojnë që të kenë të ardhura. Në fund ata mund t’i paraqesin fitimet dhe të marrin pension nga shteti për punën e tyre” thotë ai.

Alaudini është duke zhvilluar kanalin e tij dhe si qëllim për të ardhmen e ka që të bëje si rrjet social ku do t’i promovojë talentët e rinj në platformat e tij.
Alaudini tregon se u bë YouTuber pas lëndimit të marrë si basketbollist profesional në Turqi dhe karriera e tij duhej që të ndalojë.

Mustafa gjithashtu thotë se të gjithë mund të provojnë fatin në YouTube, duke bërë atë që dinë më mirë “një grimere mund të nxjerr video duke bërë grim, një basketbollist mund të promovohet vetë duke bërë lëvizjet e tij” thotë mes tjerash Mustafa.
Ai konkurrencën e sheh si shtytje dhe mësim. Shpesh duhet që të mendojë se ka konkurrencë që të motivohet.
Ai ju bën apel të rinjëve që të ndjekin ëndrrën.