Shkupjani ther me thikë nënën e tij dhe më pas e djeg

Një burrë dyzet e shtatëvjeçar nga Shkupi me probleme psikike ka qëlluar me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ta djegë.

Gruaja është dërguar me ambulancë në klinikë e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Nga policia informojnë se nga vendi i ngjarjes është konfiskuar thika si provë materiale dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.