Shkupjani tenton që ta ekzekutoj gruan e tij


Është ngritur një padi penale kundër 54 vjeçarit nga Shkupi i cili me 2 shtator pas një zënke verbale ka tentuar që me thikë ta vras gruan e tij.

Ministria e punëve të brendshme informoi sot se B.A. dyshohet për veprën penale tentim për vrasje gjatë dhunës familjare.

Ai me 2 shtator rreth orës 20 në shtëpi, pas një zënke të shkurtër me gruan e tij P.V.(52) me thikë i ka shkaktuar plagë në trup.

Pasi që e lënduara ka pasur shumë gjakderdhje, rreth orës 02.30 ka kërkuar ndihmë nga dhëndërri i tyre dhe me veturën e tij ka shkuar në spitalin “Shën Naum Ohri” ku është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.

Zyrtarët policor kanë kryer bisedë informative me të lënduarën, pas së cilës B.A. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.