Shkupjani: “Ose më jep para ose t’i publikoj fotografitë”, arrestohet nga policia

Prokurori publik nga Prokuroria publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 22-vjeçari i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – “Zhvatje” nga neni 259 paragrafi 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal.

I dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm përmes rrjeteve sociale ka kontaktuar një 20 vjeçare nga Shkupi, së cilës i është prezantuar rrejshëm dhe më pas e ka kërcënuar për një kohë të gjatë se nëse nuk i paguan 300 euro, do publikonte foto komprometuese si dhe video material, transmeton Pa Censurë.

E kërcënuara i ka paguar 150 euro, por ai ka vazhduar ta ngacmojë çdo ditë, ndaj ka denoncuar rastin. Me marrëveshje me pooicinë ajo i ka dorëxuar një pjese të parave, ku menjëhere i dyshuari është kapur dhe është arrestuar nga policia.

Prokurori publik te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dhënë propozim për caktimin e masave të sigurisë – ndalim për dalje nga banesa ose qëndrimi, detyrim për t’u paraqitur herë pas here para personit zyrtar në gjykatë, marrja e përkohshme e pasaportës dhe ndalimi i lëshimit të të territorit, ndalimi i afrimit dhe vendosjes së kontaktit me viktimën, si dhe ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale përmes të cilave është kryer rasti. Të gjitha masat e caktuara nga prokurori janë pranuar nga Gjykata!/Pa Censurë