Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër një 31-vjeçari për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Grabitje sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Më 4 qershor, i dyshuari ka hyrë në një filial banke në rrugën “Bojmija” në Shkup dhe, duke kërcënuar seriozisht dhe përdorur një armë zjarri – pistoletë, duke rrezikuar jetën dhe trupin e dy punonjësve të bankës,ka marrë 2,628,901.55 denarë me qëllim përvetësimi të paligjshëm.
Ai ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas gjetjes dhe arrestimit të tij, paratë u gjetën dhe u kthyen në bankë.
Prokurori përgjegjës publik i ka paraqitur Gjykatës Themelore Penale Shkup një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.