Më 21.06.2024 në orën 20:10 në Stacionin Policor Karposh u raportua se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” ishte sjellë pa shenja jete E.D. (35) nga Shkupi. Sipas deklaratës së babait të tij, E.D. ai ishte ndjerë keq në shtëpi, pas çka ishte dërguar në spital, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.