Shkupjani merret dhunshëm nga tre persona, dërgohet në Haraçinë të Shkupit dhe sulmohet fizikisht

Më 03.06.2024, në periudhën nga ora 17:30 deri në 21:00, zyrtarët policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria G.T. (37), N.S. (39) dhe D.S. (34), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar pas një raportimi nga K.B. (35) nga Shkupi, se më 01.06.2024 rreth orës 12:45 me një automjet “Ford” me targa të Shkupit e kanë çuar pranë varrezave në fshatin Haraçinë, Shkup, ku e kanë mbajtur kundër vullnetit të tij dhe e kanë sulmuar fizikisht. Sipas raportit, ai arriti të ikte pas një farë kohe. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim penal përkatës.