Më 25.06.2024, rreth orës 14:30, zyrtarët e policisë nga Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, në territorin e lagjes Çento në Shkup arrestuan A.O. (23) për shkak të kryerjes së veprës penale “shantazh” sipas nenit 259 të Kodit Penal.
Më 25.06.2024, një vajzë 20-vjeçare raportoi në SPB Shkup se A.O. kishte kërkuar prej saj 300 euro për të mos publikuar fotografi dhe video me material komprometues.
Më 14.06.2024, ajo tashmë i kishte dhënë 150 euro, por shantazhi nuk kishte ndaluar dhe ajo e kishte raportuar rastin në SPB Shkup. Nga ana e zyrtarëve të policisë i ishin dhënë para të përpunuara kriminalistike dhe pasi A.O. i kishte marrë, ishte arrestuar.
Nga ai u sekuestrua edhe aparati telefonik me të cilin kishte kryer veprën penale dhe është ngritur kallëzim penal në procedurë të shpejtë.