Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër 36 vjeçarit nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë punes nga neni 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Më 14 shkurt, pak pas mesnate, në afërsi të hyrjes së fabrikës Pivara Shkup, i dyshuari ka sulmuar dhe lënduar një polic i cili ishte duke kryer detyra të sigurisë publike, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin dhe zbulimin e një krimi.
I dyshuari ka qenë duke vozitur veturën “Renault Laguna” me targa të Shkupit dhe në fillim nuk ka respektuar urdhërin për Ndalim të komunikacionit me sinjalistikë drite të lëshuar nga disa policë të Njësisë së Policisë për Intervenim. Në vend që të ndalonte për kontroll personal dhe identifikim, ai ka rritur shpejtësinë e mjetit dhe ka shmangur kontrollin e policisë. Sipas radiolidhjes policore, është shpallur për gjetjen e veturës së të dyshuarit, pas së cilës në vendin kritik është bërë bllokadë nga patrulla policore e zyrtarëve nga SVR Shkupi. Kur ka arritur në bllokadën e rrugës, i dyshuari sërish ka tentuar ta shmangë atë dhe ka vazhduar me vozitje drejt hyrjes së fabrikës. Hyrja është bllokuar nga disa policë me veturë zyrtare, ndërsa polici i plagosur ka dalë për t’i dhënë të dyshuarit shenjë ndalimi në komunikacion.
Në atë moment, i dyshuari e ka drejtuar veturën e tij në drejtim të trupit të të lënduarit dhe e ka goditur me pjesën e përparme, duke i shkaktuar lëndim trupor – mavijosje dhe prerje në këmbën e djathtë, si dhe ka dëmtuar edhe veturën policore të vendosur për bllokim.
Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës nga i dyshuari, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit.