Shkupjani gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Më 06.11.2024, në ora 15:45, në SPB Shkup u raportua se në shtëpinë e tij në komunën e Aerodromit, Shkup, është gjetur i vdekur J.M. (51) nga Shkupi. Një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi. Një ekip hetimor nga SPB Shkup kreu inspektimin e vendit.