Më 1 nëntor 2024, në orën 13:30, në SPB Shkup, H.J. (33) nga Shkupi ka raportuar se më 29 tetor 2024, rreth orës 00:30, në një kazino në zonën e Bit Pazarit-Shkup, ndërsa ishte në vendin e saj të punës, personi A.Ç. (32) nga Shkupi i ka drejtuar kërcënime, ka dëmtuar pjesë të inventarit dhe ka hedhur objekte drejt saj, duke e rrezikuar sigurinë e saj për jetën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.