Shkupjani e merr një veturë “rent a car” në Gostivar dhe nuk e kthen, denoncohet në polici


Me datë 24.10.2024 në ora 20:00 në Policinë e Gostivarit, menaxher i një kompanie për qiradhënie të automjeteve nga Gostivari, ka raportuar se është mashtruar nga K.S (36) nga Shkupi.  Sipas raportit, më datë 13.10.2024, në zyrën e tij ka ardhur K.S.  dhe ka marrë me qira një mjet motorik pasagjerësh, të cilin duhej ta kthente deri më 16.10.2024 dhe për të njëjtën kanë lidhur kontratë.  Sipas raportit, deri në ditën e denoncimit K.S.  nuk e ka kthyer automjetin dhe në një bisedë telefonike i ka thënë se nuk do ta kthen automjetin.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.