Shkupin dhe Prishtinën e lidh trashëgimia e Nënës Tereze

Sot në Shkup dhe në Prishtinë u finalizua ideja e mbjelljes së fidaneve që dolën nga boçat e bredhit të dëmtuar të Nënës Tereze në Shkup. ITHKSH në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” të Shkupit e drejtuar nga drejtori Zuhjer Rehepi dhe me Ndërmarrjen e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve të Prishtinës, e drejtuar nga drejtoresha Donika Çetta, në prani të kryetarit të Prishtnës dhe një numër të konsiderueshëm të personaliteteve publikie nga dy kryeqendrat tona, konkretizoi këtë ide.

Me këtë rast drejtori i ITSHKSH, prof. Skender Asani, pasi foli për kronologjinë historike të komunitetit katolik në Shkup dhe fazat e ngritjes dhe rënies së këtij tij , nënvizoi se Instituti që ai drejton ka ndërmarrë një mori veprimesh që kanë si synim kurimin e kujtesës hostorike nga plagët e kohës. Ai përmendi edhe iniciativën e ITSHKSH në formë të një drafti ligjor që e ka përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri, i cili parashesh shpalljen e Nënës Tereze aset shtetëror në mbrojtje të ligjit.

Kjo edhe për faktin se, tha Asani, familja e Nënës
Tereze dhe gjithë komuniteti katolik shqiptar kaluan nëpër një kalvar të tmerrshëm në regjime të ndryshme, duke iu nënshtruar një procesi të vrazhd asimilues që u shpreh përmes ndryshimeve të dhunshme urbanitike, ku më së keqi pësuan shtëpitë në lagjen katolike shqiptare të Shkupit dhe objektet sakrale të shqitarëgve , siç ishin kisha “Zemra e Krishtit”, teqja e bektashinjve dhe xhamia “Burmali”, u shpreh Asani, i cili faleminderoi Zuhejr Rexhepin, drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime” për dhurimin e këtyre bredhave si dhe Fondacionin “Hasan Prishtina”, drejtuar nga Mehmet Prishtina, i cili është donator i eksponateve në formë të boçave të praruara me ngyjrë ari që iu jepet personaliteteve me kontribute të veçanta.

Një mirënjohe e tillë sot shkoi edhe për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit falenderoi ITSHKSH dhe drejtorin Asani për këtë ide fisnike dhe u shpreh i gatshëm që komuna që ai drejton edhe në të ardhmen të mirëpre idetrë e tilla që afron më tepër njerëzit.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe nderimi ndaj një familje Strugane që kishte dhënë kontribut të jashtëzakisnhëm gjatë viteve nëntëdhjetë, atëherë kur dhuna serbe kishte dëbuar nga puna shqiptarët e Kosovë.

Sot në parkun Nëna Tereze në Prishtinë u mboll një fidan për këtë familje, përfaqësuar nga Dritan Hani, vëllai i të cilit mbante po të njejtin emër dhe që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur gjatë një rrugëtimi, ku kjo familje ishte e përfshirë në ndarjen e ndihmave humanitare për popullatën e rrezikuar të Kosovës.