Qytetarët anohen se nuk dalin dot në ballkon e madja as nuk mund ti hapin dritaret që të mos futen mushkonjat. Shpëtimin e vetëm e gjejnë te lyerja me kremra dhe sprej anti mushkonjave. Në shënjestër të insekteve janë sidomos, fëmijët.
“Mushkonjat shkaktojnë nervoz dhe shqetësim tek të gjithë ne”…
“Ka shumë mushkonja. Sa errësohet ata na sulmojnë. Me vjen shumë keq për më të vegjëlit”…
“Si nuk më pickojnë, kur për çdo natë më prishin gjumin. Në Kisella Vodë ku jetojë unë mushkonjat më zgjojnë prej gjumit si të fluturojnë aeroplane”….
“Mushkonja ka nga pak në kryqytet. Mendoj se qyteti i Shkupit ka spërkat shumë pak kundër mushkonjave e sidomos atje nga ne në pjesën e Sarajit”, thanë qytetarët e anketuar.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se deri tani kanë bërë dy spërkatje me kohëzgjatje prej 18 ditësh dhe spërkatja e tretë do të ndodhë këtë fundjavë. Sipas autoriteteve të kryeqendrës, do të ketë edhe dy spërkatje të tjera në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit.
Derisa spërkatja të japë efekt, farmacitë do të vazhdojnë të shesin sasi të shtuara të sprejeve anti mushkonjë. Por nëse nuk dëshironi të lyeni me spreje kimike, egziston edhe mënyra tradicionale e për mbrojtje nga mushkonjat.
Akulli është lehtësim për kruarjen dhe skuqjen e shkaktuar nga insektet e bezdisshme të verës. Gjithashtu ndihmon edhe nëse lyheni vendin me uthull, sodë buke, apo qumësht. Disa degë borzilok brenda shtëpive, ndalojnë hyrjen e mushkonjave nëse nuk keni rrjeta mbrojtëse në dritaret tuaja.