Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Kumanova me më shumë raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me Covid -19 në Maqedoni ka shënuar rritje. Sipas statistikave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive është 2099. Prej tyre më së shumti ka në Shkup – 669, ndërsa më pas në Tetovë 571, në Gostivar 234, në Kumanovë 152 dhe pason Kërçova me 85 raste.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shënon 158164, i të shëruarve 150556 ndërsa i të vdekurve 5509.

Dje u regjistruan 143 raste të reja me covid ndërsa vdiqën dy pacientë të moshës 31 dhe 70 vjeçare. Të dya pacientet ishin nga Tetova.

Për shkak zhvillimit të tillë të situatës, Qeveria solli vendim që nga e hëna të hyjnë në fuqi masa të reja. Kështu, nëpër objektet hotelierike, restorante dhe kafene, do të mund të hyhet vetëm me fletë dëshmi se jeni të vaksinuar, së paku me një dozë.
Restoranteve u është dhënë 1 javë hapësirë që të mund të organizohen duke patur parasysh se ka shumë rezervime dasmash.