Shkupi – Qyteti i dytë me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi sot është qyteti i dytë më i ndotur në botë, ndërsa para tij është vetëm Daka në Bangladesh.

Ndërkaq të dhënat nga stacionet matëse të cilësissë së ajrit të Ministrisë së Mjedisit, tregojnë se Shkupi dhe Kavadari mëngjesin e sotëm janë qytetet më të ndotura në Maqedoninë e Veriut.Këto dy qytete kanë ngjyrë vjollce, gjë që tregon ajër shumë të ndotur.

Ajri në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë poashtu është shumë i ndotur. Strumicë, Gjevgjeli, Koçani dhe Velesi ajri është mesatarisht i ndotur.

Ndryshe, Strumica dhe Tetova për dy ditë me radhë kishin ajër jashtëzakonisht të ndotur.