Shkupi nuk ‘frymon’ me kafenetë e mbyllura

“Në këtë fillim të stinës së pranverës qytetarët nuk munden të frekuentojnë objektet hotelierike pasi që nga data 7 prill Qeveria vendosi për masa te reja shtreguese për shkak të numrit të lartë të të infektuarve”.

Por, këto masa më vështirë po i përjetojnë pronarët e objekteve gastronomike si dhe të punësuarit në këtë sektor. Përveç humbjes së fitimit, qysh para hyrjes në fuqi të masave, disa herë kanë protestuar dhe paralajmëruar se kanë probleme edhe me pagesën e të punësuarve dhe rre*zikojnë të mbyllin tërësisht bizneset e tyre.

Nga ana tjetër, Fatmir Besimi, ministër i Financave, në një intervistë tha se për lehtësimin e masave dhe pakon e pestë, për objektet hotelierike, janë çështje ditësh. Lidhur me masat e hotelierëve, palestrat, qendrat sportive do të njoftohen gjatë javës së ardhshme. Së shpejti këta sektorë dhe bizneset e tjera të prekura nga kr*iza COVID-19, si dhe qytetarët, do të mund të furnizohen nga pakoja e pestë, që për momentin është në procedurë parlamentare. Afati i fundit për masën e mbështetjes financiare për kategorite e prekshme të qytetarëve do të shtyhen deri në fund të këtij muaji.

Ministri sqaroi se qëllimi i masave është që të arrijnë deri tek qytetarët, dhe të japin efekt ekonomik dhe social.
Që nga fillimi i pandemisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marë masa për tejkalimin e pasojave negative në ekonomi. Brenda katër paketave të ndihmës janë miratuar rreth 70 masa të ndryshme, të cilat mbulojnë dhe mbështesin kompanitë dhe qytetarët e prekur.

Rikujtojmë se dhe në 10 ditët në vazhdim do të mbeten në fuqi masat e mbylljes së lokaleve, me qëllim parandalimin e koronavirusit, ndërsa për vazhdimësin do të vendosin istitucionet kompetente, në javët në vijim.