Shkupi me reagim të dytë: “Shkëndijën e kemi rival, por jo armik”

Ekipi futbollistik i F.C. Shkupit ka lëshuar edhe një reagim pas incidentit të djeshëm që ndodhi në Çair. Klubi bardh e blu në kumtesën e dytë me rradhë u ka kërkuar falje të gjithë sportëdashësve dhe tifozëve të vërtetë. Nga Shkupi thonë se po bëjnë të gjitha sakrificat për të siguruar vazhdimësinë e sukseseve evropiane dhe për të vazhduar e treguar se Shkupi është një ekip evropian. Shtojnë se ekipi i Shkendijës është një nga rivalët më të mëdhenjë sikurse të gjitha skuadrat tjera por potencojnë se Shkëndija asnjëherë nuk ka qenë dhe sdo të jetë armiku i tyre.