Shkupi me më së shumti raste aktive me coronavirus, kryeson Çairi me 402 të infektuar

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan për numrin e të infektuarve me coronavirus në komunat e Shkupit.

Në Komunën e Çairit ka 402 të infektuar, ndërsa pas Çairit është Aerodromi me 136 raste dhe Butelli me 138 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më pas vazhdon Gazi Baba me 150 raste, 131 raste Komuna Qendër dhe 116 Karposhi.

Në Saraj ka 137 raste, Kisella Voda 98, Gjorçe Petrov 80, Studeniçan 86, 73 Shuto Orizare, Haraçinë 49, Ilinden 31, Petrovec 16, Çuçer Sandevë 15, Sopishte 12, Zelenikovë 2, dhe Stranec 4.