Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me coronavirus shënon ulje, por mbetet i lartë numri i vdekjeve.
Sipas autoriteteve, më së shumti nga coronavirusi pësojnë personat e pavaksinuar.
Siç informoi web-faqja “ourworldindata.org” sipas numrit të vdekjeve, javën e kaluar Maqedonia ka qenë e para në Evropë, ndërsa e katërta në botë.
Nga statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.052, ndërsa më shumë ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Gostivar dhe qytete tjera.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 186.914, prej të cilëve 167.402 janë shëruar, ndërsa 6.460 kanë ndërruar jetë.