Shkupi dhe Tetova me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus në Maqedoni

Aktualisht, 20.687 raste me coronavirus janë aktive në vend, nga të cilët 9.837 janë nga Shkupi. Ka 989 raste aktive në Tetovë, 965 në Prilep dhe 940 në Kumanovë.
Në Shkup, më shumë se 1.000 njerëz janë të infektuar në Gazi Babë, Aerodrom, Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 55.127, numri i pacientëve të shëruar është 32.894, ndërsa 1.546 persona kanë ndërruar jetë.
Deri më tani, gjithsej janë kryer 313.519 teste të Covid-19 në Maqedoni.