Shkup: Vazhdojnë kërkimet për personin që kërceu në lumin Vardar

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se vazhdon kërkimi për personin i cili dje kërceu në lumin Vardar.

“Pas koordinimit të bërë nga QMK me MPB-në, DMSH, vetëqeverisjet lokale të Gazi Babës, Aerodromit dhe Qytetit të Shkupit, si edhe me Kryqin e Kuq, sot u bë kërkimi nëpër rrjedhën e lumit Vardar nëpër gjerësinë e mesatares së shtratit të lumit nga njësitet e specializuara të MPB-së me barkë”, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Sipas QMK-së, ekipet e Kryqit të Kuq dhe DMSH-së sot nuk marrin pjesë në kërkim, pasi pasi që vegjetimi i dendur pranë lumit nuk lejon dhe e vështirëson kërkimin vizual prej të dyja anëve të shtratit të lumit.

Nga Qendra shtojnë se nëse personi edhe sot nuk gjendet, për nesër është planifikuar të kyçet një ekip i DMSH-së, i specializuar për kërkime dhe aksione të tilla në ujë, për të bërë kërkim nëpër lumin Vardar nga fshati Taor drejt Velesit.