Shkup, uji për pije është kualitativ dhe i sigurtë!


Uji i pijshëm në Shkup përshtatet me rregulloren për kërkesat, sigurinë dhe kualitetin e ujit, konkludojnë rezultatet e raportit javor laboratorik të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, shkruan Pa Censurë.
“Sektori për kontrollë sanitare në periudhën 17 janar deri 21 janar morri 146 uji për analizë fiziko-kimike dhe 146 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 38 stacione matëse në Shkup. Në pajtim me rezultatet e marra të hulumtimit, të gjitha mostrat pajtohen me Rregulloren për kërkesat, sigurinë dhe kualitetin e ujit për pije (gazeta zyrtare e RMV nr 183/18), thonë nga nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.