Shkup, uji për pije është i sigurt dhe cilësor

Sektori për Kontroll Sanitar në N.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup, në periudhën nga 4 deri në 8 maj të këtij viti ka marrë 185 mostra për kontroll fiziko-kimik dhe 185 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

“Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren  për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, njofton “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Shkup.

Kompania informon se për të informuar më mirë qytetarët e qytetit të Shkupit, ata publikojnë raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.