Shkup, udhëtarët i’a marrin paratë me dhunë taksistit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 10:30 një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se nën kërcënim i janë marrë paratë nga pasagjerët të cilët po i transportonte me taksi.

“52-vjeçari O.Xh. ka raportuar se rreth orës 08:30, nën kërcënim i janë marrë paratë nga pasagjerët të cilët po i transportonte me automjetin e tij taksi në Vizbeg”, thuhet në njoftimin e MPB-së.