Shkup, u regjistrua termet

Një tërmet me magnitudë 2.0 të shkallës Rihter dhe me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mëngjesin e sotëm në Shkup dhe rrethinë.

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë Veriore e ka regjistruar tërmetin në orën 9:00 e 48 minuta, thonë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.