Shkup – Sulmohet një grua në protestën kundër dhunës ndaj grave

Protesta kundër dhunës ndaj grave nis me sulm ndaj një gruaje në Shkup

Disa minuta para se te startoj protesta kundër dhunës ndaj grave në Shkup, një person deri tani i panjohur, tentoi të shpërndaj turmën duke i kërcënuar dhe sulmoi një nga të pranishmet.

Protesta edhe pse ishte paraqitur në Stacionin Policor në Bit Pazar, njësitë e SPB Shkup nuk ishin të pranishëm aty me kohe.

Përndryshe, edhe ekipeve të Ndihmës së shpejtë iu deshën më shumë se 20 minuta që të arrijnë në Sheshin Skenderbeu.