Zyrtarët e policisë shpëtuan një fëmijë tre vjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.
Sot më (25.11.2023) zyrtarët e policisë kanë shpëtuar katër persona, mes tyre një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se menjëherë pas marrjes së kallëzimit rreth orës 16:00, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, zbresin në drejtim të Shkupit.