Shkup sanksionohen 183 shoferë, 58 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në komunikacion.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 183 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e tetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e katër sanksione për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe katër sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara …

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.