Një pacient i cili paraprakisht u operua, mbrëmë ka kërcyer nga kati i dytë i Klinikës për Neurokirurgji në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, në Shkup, shkruan “Sloboden Peçat”. Ai ka marr lëndime të rënda dhe u transferua në Traumatologji.
Ngjarja tragjike erdhi pas një mosmarrëveshje verbale kur pacienti hedhi një mjet të fortë ndaj një pacienti tjetër në dhomën e spitalit, si dhe ndaj teknikut medicinal. Pastaj e ka hapur xhamin dhe ka kërcyer në asfalt ku edhe ka thyer frakturën e këmbës.