Shkup, një udhëtar nga Dubai është duke u testuar për Koronavirus


Një pacient është pranuar në Klinikën Infektive të Shkupit pasi ka ardhur nga Dubai përpara disa ditëve, i cili gjashtë ditë kishte qëndruar atje. Ka simptoma të ngjashme të gripit dhe po kryhen testime, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se gjatë ditës do të kryhet furnizimi i materialit informativ dhe mbrojtës, në të gjitha pikat kufitare dhe aeroportet.

“Dua të informoj se ka sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse, manteleve, hapësirave. Sasitë do të plotësohen në periudhën në vazhdim”, tha Filipçe./Portalb