Shkup, nga goditja elektrike ndërron jetë një djalë 19-vjeçar: Ka dalë nga pishina dhe ka dashur të lëshonte muzikë

Në ora 23:43 në Sektorin për Punë të Brendshme të Shkupit ishte raportuar se në një festë private në Radishan, Shkup, një djalë me inicialet L.L. (19) nga Shkupi kishte vdekur nga një goditje elektrike. Sipas raportimit, pasi kishte dalë nga pishina, Lj.Lj. kishte dashur të lëshonte muzikë përmes mikserit dhe në atë moment kishte rënë përdhe për shkak të një qarku të shkurtër.

Një mjek nga Ndihma e Shpejtë kishte konstatuar vdekjen dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit ishte dërguar për autopsi. Një ekip nga Stacioni Policor Çair kishte kryer inspektimin në vendngjarje.