Shkup, në mesin e personave të arr*estuar për pasaportat e “narkobosëve” ka edhe shqiptarë

Në aksionin policor “Sozia” ka të arr*estuar maqedonas, shqiptarë dhe boshnjakë, meshkuj dhe ferma. Kështu raporton “Doj;e Vele” duke nxjerrë detaje nga ak*sioni policor ku u arr*estuan nëntë persona.
Për momentin në arr*ati është vetëm personi ndërmjetësues për pasaportat, i cili nuk është i punësuar në MPB.
Sipas DV, personat janë përcjellë një kohë të gjatë. Rasti fillimisht ka qenë në dorë të Prokurorisë për kr*im të organizuar, kurse në dhjetor të vitit 2020 ka kaluar në dorë të Prokurorisë themelore në Shkup.

Ndërkohë ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka folur edhe për çmimet që kanë paguar na*rkobosat ndërkombëtarë për t’u pajisur me pasaportë të Maqedonisë së Veriut.
Duke folur në emisionin “Utrinski Brifing”, Spasovski ka thënë se çmimi për një pasaportë maqedonase ka shkuar deri në 20 mijë euro. Duke pasur parasysh se në këtë mënyrë janë dhënë 215 pasaporta, atëherë rezulton se shifra e përgjithshme që ka qarkulluar në këtë “biznes” është mbi katër milionë euro.

“Të dy*shuarit kanë dhënë pasaporta të rrejshme ekskluzivisht për para. Shifra ka arritur edhe deri në 20 mijë euro. E dini që muajt e kaluar u arr*estuan persona që kanë dhënë patenta të fal*sifikuara shoferi për shuma nga 1.500 deri në 2.000 euro”, tha Spasovski.
Ai ka theksuar se një prej 9 personave të punësuar në MPB, që janë arr*estuar në ak*sionin “Sozia”, ka qenë në komunikim të dit për ditshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ministri i punëve të brendshme ka përsëritur edhe një herë ak*uzat se VMRO-DPMNE ka sabotuar aks*ionin, duke nxjerrë detaje në mediume.
Mirëpo ish ministri i MPB-së në qeverinë teknike nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, ka thënë se që në kohën e tij në vitin 2019 hetimet për këtë aferë janë kompletuar dhe ka ak*uzuar Spasovskin për stërzgjatje të ak*sionit për ndërprerje të kësaj afere.