Shkup, ndërron jetë 21-vjeçari që para 10 ditëve u sulmua në Autokomandë

Këtë mëngjes në orën 08:00 ka ndërruar jetë N.S (21), i cili më 29 qershor u sulmua fizikisht nga tre persona, në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”.

Ministria e Punëve të Brendshme më 30 qershor raportoi për rastin, duke thënë se N.S është sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët kanë dalur nga një makinë “Mercedes”.

Pas ngjarjes personat kanë lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa N.S me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”.

Pas incidentit, dy persona u arrestuan nga policët e stacionit në Kisella Vodë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Ndërsa më 2 korrik, SPB Shkup ngriti padi penale kundër B.B (20), S.D (21) dhe J.L (19) të tre nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “dhunë”./Telegrafi