Shkup, ndërpritet ndërtimi i tri ambulancave modulare


Ndërtimi i tri ambulancave modulare, të cilat do të zëvendësonin barakat e rrënuara të ambulancave në te komuna në kryeqytet, është ndalur.
Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se pas vëzhgimit nga mbikëqyrja e ekspertëve, në lidhje me aktivitetet në terren, punohet në sigurimin shtesë të lidhjeve të infrastrukturës dhe respektimin e afateve kohore që lidhen me procesin e ndërtimit.

Nga atje rikujtojnë se afati i realizimit është 60 ditë dhe se zëvendësimi i objekteve të përkohshme nga aktiviteti ambulator-poliklinik po bëhet në përputhje me aktivitetet e planifikuara.
Kryeministri Zaev tha sot se tragjedia në Tetovë i ka detyruar autoritetet të kryejnë kontrolle shtesë në të gjitha spitalet modulare