Shkup, mashtrohet e moshuara në shumën prej 10 mijë eurove: E thërrasin në telefon kinse vajza e saj ka aksidentuar një të mitur dhe për të shpëtuar i duhen para

Më 11.09.2024, në orën 17:10, në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, një grua 77-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 10,000 eurosh. Sipas raportimit, personi i ka telefonuar dhe e ka informuar se e bija e saj gjoja ka marrë pjesë në një aksident trafiku ku ka humbur jetën një i mitur, dhe se prindërit e të miturit janë pajtuar të mos raportojnë në polici në këmbim të një kompensimi financiar. Ata kanë rënë dakord, pas së cilës ajo i ka dhënë paratë, por më vonë ka kuptuar se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur dhe se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.