Shkup: I përkeqësohet gjendja në hotel, ndërron jetë 27 vjeçarja


Sot, respektivisht pak pas mesnate, në Shkup ka ndërruar jetë një 27-vjeçare. Nga MPB thonë 27-vjeçares fillimisht i është përkeqësuar gjendja në një hotel në Shkup, prej ku është transferuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me datë 13.11.2022, në ora 00:50 në SPB-Shkup, nga ana e Emergjencës Mjekësore është raportuar se nga një hotel në rrugën “Çairska” për ndihmë mjekësore është marrë R.D.(27) dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, njofton MPB.