Shkup, i moshuari ndërron jetë nga goditja e rrymës elektrike

Një person nga Shkupi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga korrenti, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në ora 12.30 në SPB Shkup është raportuar se në pjesën e hekurudhës ndërmjet stacioneve hekurudhore të Draçevës dhe Lisicës, një person është plagosur nga rryma elektrike.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe kanë konstatuar se bëhej fjalë për S.C. (72) nga Shkupi, i cili me kallam ka prekur telat. Ekipi i Ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.