Shkup, humb jetën në vendin e punës

Një person nga Kumanovë ka humbur jetën në vendin e punës në Shkup. Në polici dje në orën 16:00 është denoncuar se një firmë në rrugën ‘Pero Nakov’ në Shkup, personit A.S nga Kumanova, i punësuar në firmë, i ka ardhur të fikët dhe ka rapavetëdije, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ndihma e shpejtë kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup. Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi me urdhër të prokurorit publik.